Rexhepi: Deklarata e Kurtit për gazin amerikan është e mirëseardhur, por tani duhen veprime dhe vendime
Kryetari i shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se deklarata e kryeministrit Albin Kurti për gazin amerikan është e mirëseardhur në aspektin politik, pasi sipas tij tregon se po analizohet mundësia për marrjen e gazit ose kyçjen e Kosovës në projektet amerikane.
Megjithatë, Rexhepi ka vlerësuar se kjo deklaratë është e tejkaluar dhe se tash është koha për veprime dhe për një vendim konkret.
“Kjo deklaratë nëse e shohim në aspekt politik, është deklaratë e mirwqenw, është deklaratë që, në njëfarë forme po analizohet mundësia për marrjen e gazit, ose për kyçje në projektet amerikane. Mirëpo mendoj që kjo deklaratë është e tejkaluar sepse është koha që të ndërmerr veprime edhe të ndërmerr një vendim sepse vetë fakti që deklaron që jemi ende duke e analizuar njw kërkesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për mua nuk është korrekte, nuk është e nivelit të duhur, edhe në aspekt njerëzor, profesional, edhe të politik, edhe gjeopolitik sepse botërisht janë deklaratat edhe të ambasadës amerikane edhe të departamentit që, Kosova rrezikon që të mbetet jashtë këtij projekti, si vendi i vetëm në Evropën Juglindore”, ka deklaruar Rexhepi.
Sipas tij, vonesat në këtë proces nuk janë të mirëseardhura dhe mund të dërgojnë mesazhe jo të mira për aleatin strategjik të Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Këto vonesa nuk janë të mirëseardhura, dërgojnë mesazhe jo të mira te aleati jonë strategjik Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe çka është më e rëndësishmja, sado që të vonohemi, ne humbim. Humbim në aspekt moral, në aspekt material, në aspekt politik, në aspekt gjeopolitik sepse kërkesa eksplicite e Shteteve të Bashkuara të Amerikës rreth gazit natyror, që tenton ta plasojë në Evropë e në Ballkanin Jugperëndimor, është që t’i ndalet hapësira Rusisë për depërtim në të ardhmen me ndikim për energji. Sepse tash e shohim që ka shumë kërkesa dhe shumë labilitet rreth furnizimeve, rreth çmimeve. Atëherë sa më shumë, që shkon koha, mundësia e ndikimit edhe komercial, edhe politik, edhe gjeopolitik, është e madhe edhe e mundshme””, ka thënë Rexhepi.
Ai ka thënë se përfshirja e SHBA-së në sektorin energjetik të Kosovës do të kishte rëndësi edhe në aspektin strategjik, duke e lidhur këtë me përpjekjet për zvogëlimin e ndikimit të gazit rus në rajon dhe Evropë.
Ta themi pa doreza, është një shpresë e madhe se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po hyjnë edhe në Kosovë edhe me një formë tjetër. Një formë e gazifikimit ose e ndërprerjes së ndikimit të gazit rus në Ballkan edhe në Evropë. E dyta është elementi tjetër që, Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe Kosovën e kanë prioritet. Elementi edhe më qenwsor për mua është ajo që, mendoj që çdo qeveri normale nuk është dashur tw hamendet fare ta merr këtë gaz. Janë shumë elemente pse po e them këtë. Nganjëherë edhe kur ka elemente që mund me pas një kosto pak më të lartë, vetë fakti që Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë sponsorizuesi i Pavarësisë së Kosovës, vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ata që i ngritën aeroplanët për Kosovën, vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me aleatë janë ata që po e mbrojnë sovranitetin e Kosovës, mendoj që nuk ka nevojë për koment të tepërt”, ka deklaruar ai.
Rexhepi ka thënë se nuk është ekspert i kësaj fushe, por ka vlerësuar se vendimet strategjike energjetike duhet të merren duke pasur parasysh edhe aspektin politik dhe gjeopolitik.
“Unë nuk jam ekspert i kësaj fushe, mirëpo në parim mendoj që qeveria, e cila mendon që të rrisë ende atë garën politike, ngritjen e imazhit të vet, arritjen e synimeve politike te Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mirëpo unë mendoj që kjo formë nuk është e mirë.”, ka thënë Rexhepi.
Ai ka përmendur edhe ndikimin e luftës në Ukrainë në politikat energjetike të Evropës, duke thënë se varësia nga gazi rus ka qenë një çështje e rëndësishme për shumë vende evropiane.
“E dimë botërisht, pas luftës së Ukrainë-Rusi, gazi rus ishte shumë i çmuar edhe për Evropën. Mirëpo duke e parë që vendet evropiane u orientuan kah Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia bënte një lojë shumë të ulët, tw nivelit të ulët, edhe me çmim edhe me furnizim. Andaj, ndoshta gjithë ata që prapë e përcjellin politikën, e dinë që Gjermania ose shtetet evropiane, pjesa më e madhe, kanë qenë të varura nga gazi rus më shumë se 80% të kompanive ose fabrikave të atyre shteteve. Andaj, në një moment të tillë kur ngërçe politike ose ushtarake, kjo mund me qenë një faktor që mund me ndikuar shumë fuqishëm”, ka përfunduar Rexhepi.