Konstituimi i institucioneve të reja, Kurti pyetet për takimet e radhës me liderët e ish-opozitës
Foto: Laura Hasani

Konstituimi i institucioneve të reja, Kurti pyetet për takimet e radhës me liderët e ish-opozitës

Aktuale July 15, 2026 - 18:37

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka pranuar të përgjigjet për gazetarë nëse do të vazhdon t’i takojë krerët e PDK-së dhe të LDK-së për konstituimin e institucioneve të reja.

“Këtu jemi për çështjet e energjisë”, deklaroi Kurti shkurt pa dhënë detaje nëse do të ketë një ftesë të re për partitë politike.

Ai këtë deklaratë e bëri në ceremoninë e fillimit të ndërtimit të Parkut Solar në qytetin e Rahovecit.

Në kuadër të konsultimeve për formimin e institucioneve të reja, pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare për legjislaturën e njëmbëdhjetë, më 10 korrik në Kuvendin e Kosovës Kurti ka zhvilluar takime të ndara me krerët e PDK-së dhe të LDK-së.

Këto takime erdhën pasi KQZ-ja certifikoi rezultatin e zgjedhjeve më 8 korrik. Nga këto zgjedhje, parti e parë ka dalë Lëvizja Vetëvendosje me 47.13%, apo 53 ulëse në Kuvend. E dyta, Partia Demokratike e Kosovës, me 19.44%, apo 22 deputetë. Ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës, me 16.69%, ka fituar 18 ulëse, si dhe Aleanca, me 6.74%, shtatë ulëse. Kurse komunitetet joshumicë kanë siguruar 20 ulëse. /tëvë1