Ferit Hoxha takon Gjuriqin në Washington, ia përsërit qëndrimin e Shqipërisë për deklaratat e ministres serbe
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka bërë të ditur se është takuar me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq, në margjinat e një takimi ministror në Washington.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hoxha tha se gjatë takimit kanë diskutuar për zhvillimet aktuale dhe perspektivat e së ardhmes, ndërsa ka përsëritur qëndrimin e qartë të Shqipërisë ndaj deklaratave që së fundmi janë bërë nga një anëtar i qeverisë së Serbisë.
“Ritheksova qëndrimin e qartë dhe të palëkundur të Shqipërisë lidhur me deklaratat e papranueshme dhe të papërgjegjshme të bëra së fundmi nga një anëtar i Qeverisë së Serbisë, duke nënvizuar nevojën për të refuzuar pa mëdyshje retorikën që nxit tensione, minon stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal dhe bie ndesh me frymën e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe vlerave evropiane”, shkroi Hoxha.
Ai theksoi se diplomacia nënkupton dialog të hapur dhe trajtim me përgjegjësi të dallimeve mes vendeve.
“Kjo është ajo që përfaqëson diplomacia: angazhim në dialog të hapur, të shikosh njëri-tjetrin në sy, të përballesh me realitetin dhe të adresosh dallimet me përgjegjësi”, përfundoi Hoxha. /Zëri
ëWashington D.C. -- On the margins of the Ministerial meeting, I met with Serbia's Foreign Minister, Marko ëurië.
— Ferit Hoxhaë (@HoxhaFer) July 17, 2026
We exchanged on current developments and future prospects.
I also reiterated #Albania's clear and firm position regarding the unacceptable and irresponsible… pic.twitter.com/2699KVFaDQ