KRU “Hidromorava” paralajmëron masa për konsumatorët që kanë dy ose më shumë fatura të papaguara
Foto: Laura Hasani

KRU “Hidromorava” paralajmëron masa për konsumatorët që kanë dy ose më shumë fatura të papaguara

Aktuale July 17, 2026 - 12:32

KRU “Hidromorava” ka njoftuar konsumatorët që kanë dy ose më shumë fatura të papaguara do të merren masa ndaj tyre.

Përmes një njoftimi në Facebook, konsumatorët janë ftuar t’i kryejnë pagesat sa më parë, ndërsa për ata që nuk kanë mundësi ta shlyejnë borxhin në tërësi, kompania ofron mundësinë e riprogramimit të pagesave me këste mujore.

Konsumatorët që kryejnë pagesën e plotë ose nënshkruajnë marrëveshje për riprogramim do të largohen nga lista për shkyçje dhe procedura të mëtejshme përmbarimore. /Zëri

Postimi i plotë: