A ka pritje?, kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat për gjendjen në pikat kufitare të Kosovës, sipas të cilave aktualisht nuk ka pritje të gjata për hyrje ose dalje nga vendi.
Sipas përditësimit të fundit, pritjet më të gjata janë regjistruar në pikën kufitare në Merdar, ku qytetarët presin nga 5 deri në 10 minuta si në hyrje, ashtu edhe në dalje, transmeton Zeri.info.
Në pikat kufitare Dheu i Bardhë dhe Muçibabë pritjet janë rreth pesë minuta, ndërsa në Han të Elezit pritja është pesë minuta në hyrje dhe tre deri në pesë minuta në dalje.
Në të gjitha pikat e tjera kufitare, duke përfshirë Bërnjakun, Jarinjën, Kullën, Qafën e Morinës, Qafën e Prushit, Stançiqin, Vermicën, Mutivodën dhe Glloboqicën, pritjet variojnë nga tre deri në pesë minuta.
Sipas të dhënave zyrtare, nuk është raportuar asnjë kolonë automjetesh ose kamionësh në hyrje ose dalje në asnjërën nga pikat kufitare.
Të dhënat janë përditësuar sot në orën 12:14. /Zëri
