I burgosur në Serbi, familja kërkon dëshmi se Osman Selmani ishte refugjat gjatë luftës

I burgosur në Serbi, familja kërkon dëshmi se Osman Selmani ishte refugjat gjatë luftës

Aktuale July 17, 2026 - 12:32

Shtetasi kosovar Osman Selmani, i cili ishte arrestuar nga autoritetet serbe në pikën kufitare Mutivodë, kishte qenë duke u kthyer nga Medvegja në Prishtinë.

Familjarë dhe miq të Osmanit kanë bërë apel për ndihmë, teksa potencojnë se akuzat ndaj Selmanit për krime lufte janë të pabazuara, pasi “gjatë periudhës prill–qershor 1999, kur pretendohet se kanë ndodhur ngjarjet për të cilat akuzohet, ai ishte refugjat në Kampin e Refugjatëve në Çegran Gostivar’.

“Sipas të gjitha informacioneve që disponojmë, gjatë periudhës prill–qershor 1999, kur pretendohet se kanë ndodhur ngjarjet për të cilat akuzohet, Osman Selmani ishte refugjat në Kampin e Refugjatëve në Çegran Gostivar”, shkruhet në apel.

Kujtojmë se Gjykata e Lartë në Serbi i ka caktuar Selmanit masën e paraburgimit prej 30 ditësh, pasi ai u arrestua më 1 korrik në pikëkalimin kufitar të Mutivodës, nën dyshimet për kryerje të krimeve të luftës.