Agim Bahtiri regjistrohet si deputet
Aktuale
August 03, 2026 - 17:08
Agim Bahtiri ka njoftuar se është regjistruar si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Ai ka falënderuar qytetarët brenda vendit dhe mërgatën për mbështetjen, duke thënë se besimi i dhënë përbën përgjegjësi dhe obligim për të vazhduar punën për Kosovën.
Bahtiri është shprehur optimist se vendi do t’i krijojë institucionet e reja, ndërsa u ka bërë thirrje partive politike që të reflektojnë.
“Nuk është koha për inate politike, por për përgjegjësi shtetërore”, ka shkruar ai.
Ai ka premtuar se si deputet do të angazhohet për institucione të forta dhe të qëndrueshme.