Bien temperaturat, ky është parashikimi i motit për sot
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat gjatë ditës, në vende të caktuara, mund të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh, shkruan Zeri.info.
Sipas IHMK-së, në zonat me zhvillim konvektiv mund të ketë rritje të përkohshme të shpejtësisë së erës.
Temperatura minimale do të lëvizin ndërmjet 11 e 15 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të arrijnë në 24 e 28 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1 deri në 9 metra për sekondë. Mirëpo, në zonat ku zhvillohen dukuri konvektive, shpejtësia e erës mund të rritet përkohësisht. /Zëri
Më poshtë ju sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit:
