Nasim Haradinaj fton kryeministrin dhe deputetët të dalin te protestuesit
Foto: Laura Hasani

Nasim Haradinaj fton kryeministrin dhe deputetët të dalin te protestuesit

Aktuale September 16, 2026 - 17:00

Nasim Haradinaj është munduar të qetësojë protestuesit dhe ka ftuar udhëheqësit e vendin që të vijnë dhe të japin në përgjigje lidhur me hapat e radhës.

“Edhe na pe ftojmë prej kryeministrit e deri te parlamentari më i thjeshtë i cilësdo parti koftë”, tha Haradinaj.

“Ata të cilëve ua kemi dhanë besimin për me na udhëheqë le të vijnë të na japin përgjigje edhe të na udhëheqin tash se çka po bojmë edhe ku jemi”.

“Kërkush s’ka qëllim me ju shty, përkundrazi osht si me e shty veten”.