Ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë në disa rrugë të Pejës
Aktuale
October 08, 2026 - 11:21
Një avari e madhe në gypin DN 450 ka shkaktuar ndërprerje të furnizimit me ujë në disa pjesë të Pejës.
KRU “Hidrodrini” ka njoftuar se defekti ka ndodhur në rrugën “Bajram Kelmendi”, pranë urës së re.
Si pasojë e avarisë, furnizimi me ujë është ndërprerë në “Kapeshnicë”, “Dardania I dhe II”, si dhe në disa rrugë, duke përfshirë “Bajram Kelmendi”, “Mbretëresha Teuta”, “Mbreti Zog”, “UÇK”, “Sali Çeku” dhe “Muharrem Mitrovica”.
"Ekipet e terrenit ndodhen në lokacionin e avarisë dhe po punojnë për sanimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit me ujë sa më shpejt të jetë e mundur. Furnizimi pritet të rikthehet në ora 15:00. Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe durimin tuaj", thuhet në njoftim.