Haxhiu për Grupin Punues: Çdo veprim yni të jetë i koordinuar me ekipet mbrojtëse
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se çdo veprim që ndërmerr shteti i Kosovës duhet të ndikojë drejtpërdrejt në procesin e mbrojtjes të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ajo u shpreh se prioritet duhet t’i jepet strategjisë dhe Grupit Punues.
“Grupit i lejohet që në bazë të nevojave që i kanë të thërrasin edhe ekspertë që t’u ndihmojmë atyre në hartimin e strategjisë, prandaj unë mendoj që kjo është shumë e rëndësishme, sepse shumica dërrmuese janë përfaqësues politikë, institucionalë, prandaj edhe ka qenë e rëndësishme që t’i jepet mundësia Grupit Punues të angazhojë edhe ekspertë, por edhe të koordinohet me ekipet mbrojtëse. Unë mendoj që çdo veprim yni duhet të jetë i koordinuar me ekipet mbrojtëse”, u shpreh Haxhiu.