Haxhiu e ambasadori i OSBE-së diskutojnë për barazinë gjinore e lirinë e medias

Haxhiu e ambasadori i OSBE-së diskutojnë për barazinë gjinore e lirinë e medias

Aktuale November 03, 2026 - 17:41

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka pritur në takim ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk, me të cilin ka biseduar për të drejtat dhe sigurinë e grave, fuqizimin e të rinjve, lirinë e medias dhe reformën zgjedhore.

Përmes një postimi, Haxhiu bëri me dije se vëmendje e veçantë, i është kushtuar agjendës parlamentare për barazinë gjinore, si dhe rolit të Kuvendit në mbikëqyrjen e institucioneve dhe parandalimin e dhunës ndaj grave.

"Diskutuam për të drejtat dhe sigurinë e grave, fuqizimin e të rinjve, lirinë e medias dhe reformën zgjedhore. Vëmendje të veçantë i kushtuam agjendës parlamentare për barazinë gjinore dhe rolit të Kuvendit në mbikëqyrjen e institucioneve dhe parandalimin e dhunës ndaj grave", ka thënë ajo.

Po ashtu, Haxhiu njoftoi se me ambasadorin McGurk kanë diskutuar edhe për prioritetet legjislative të Kuvendit dhe mundësitë për mbështetje në këto fusha.