Prattipati takohet me Sveçlën, diskutojnë për bashkëpunimin në fushën e sigurisë
E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, është takuar me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës në fushën e sigurisë dhe policisë.
Përmes një njoftimi të publikuar në Facebook, Ambasada Amerikane ka bërë të ditur se në takim është theksuar rëndësia e stabilitetit rajonal dhe e koordinimit të ngushtë për prioritetet e përbashkëta të sigurisë.
“E ngarkuara me punë, Anu Prattipati, u takua me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për të diskutuar mbi bashkëpunimin ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës në fushën e sigurisë dhe Policisë. Në diskutimin e tyre u theksua rëndësia e stabilitetit rajonal dhe e koordinimit të ngushtë për prioritetet e përbashkëta të sigurisë”, thuhet në njoftim.