Shiroka-Pula takon Grupin Punues për strategjinë shtetërore në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka takuar të mërkurën Grupin Punues për hartimin, bashkërendimin dhe harmonizimin e Strategjisë Shtetërore lidhur me procedurat e apelit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dhomat e Specializuara në Hagë.
Në takim, kryesuesi i Grupit Punues, Glauk Konjufca, së bashku me anëtarët e tjerë, e kanë informuar Presidenten për ecurinë e deritashme të punës dhe aktivitetet e zhvilluara në kuadër të hartimit të strategjisë.
Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit është diskutuar edhe për koordinimin ndërinstitucional dhe mbështetjen juridike, institucionale e diplomatike për procesin e apelit.
Presidentja Shiroka-Pula ka shprehur mbështetjen e saj për Grupin Punues, duke theksuar rëndësinë e bashkërendimit të veprimeve ndërinstitucionale dhe diplomatike.
Ky angazhim, sipas Presidencës, synon dokumentimin, mbrojtjen dhe afirmimin e së vërtetës historike të luftës çlirimtare të Kosovës dhe të rolit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. /Zëri