Mblidhet Kryesia e Kuvendit, pritet të caktohet seanca plenare
Ka nisur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ku pritet të diskutohet dhe të propozohet rendi i ditës për seancën e radhës plenare.

Në rend dite është miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar e Kryesisë, si dhe propozimi i rendit të ditës për seancën e ardhshme plenare.

Ndër pikat e parapara për seancën plenare janë miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme, deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare, si dhe miratimi i buxhetit të Komisionit Parlamentar Hetimor për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje.

Në fund të mbledhjes pritet të ketë edhe një deklarim për media, ku mund të bëhen të ditura vendimet dhe detajet lidhur me caktimin e seancës së radhës.
