Schuebeli anëtarëve të Komisionit për Integrim Evropian: Reformat duhet të prioritizohen që Kosova të përfitojë politikisht dhe financiarisht
Foto:

Schuebeli anëtarëve të Komisionit për Integrim Evropian: Reformat duhet të prioritizohen që Kosova të përfitojë politikisht dhe financiarisht

Aktuale November 23, 2026 - 11:31

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka diskutuar me anëtarët e Komisionit për Integrim Evropian të Kuvendit të Kosovës për zbatimin e Raportit të Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2026 dhe reformave të ndërlidhura me Planin e Rritjes.

Në një postim në rrjetin social "X", Schuebeli ka thënë se një nga temat kryesore të diskutimit ishte prioritizimi i këtyre reformave, në bashkëpunim të ngushtë me Qeverinë, në mënyrë që Kosova të përfitojë politikisht dhe financiarisht.

Komisioni për Integrim Evropian është kryesuar nga deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, e cila i kërkoi sqarim rreth melodisë nacionaliste serbe që u interpretua në BE javën e kaluar.

Schuebeli ka bërë të ditur se ka ofruar mbështetjen e BE-së për punën e Komisionit, si dhe ekspertizën për avancimin e reformave që do ta afrojnë Kosovën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.