Zelensky: E pritshme që Putini të lidhte sulmin me Ukrainën

Zelensky: E pritshme që Putini të lidhte sulmin me Ukrainën

Bota March 23, 2024 - 23:29

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se ka qenë e pritshme që presidenti rus Vladimir Putin ta lidhë sulmin në Moskë me Ukrainën. Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës dy vjet më parë.

Më herët gjatë ditës, Putin përmendi Ukrainën si aleate e të dyshuarve për vrasjen e të paktën 133 personave në një sallë koncertesh të premten.

Në një video-adresim të shtunën në mbrëmje, Zelensky ka thënë se ëka qenë absolutisht e parashikueshmeë që Putini të presë një ditë pas sulmit për të gjetur një lidhje me Ukrainën për masakrën.

Ai më pas ka thënë se ëqindra mijëra terroristë të Putinit që i ka dërguar dhe janë vrarë në Ukrainë, do të ishin të mjaftueshëm për tëi ndalur sulmet terroriste brenda Rusisë. /abcnews