Vritet kryebashkiakja më e re në Ekuador, Brigitte Garcia

Vritet kryebashkiakja më e re në Ekuador, Brigitte Garcia

Bota March 25, 2024 - 13:55

Kryebashkiakja më e re në Ekuador, Brigitte Garcia, është qëlluar për vdekje.

27-vjeçarja dhe punonjësi i saj i shtypit u gjetën të vdekur në një makinë të dielën në qytetin San Vicente, ku ajo kishte fituar zgjedhjet për kryebashkiak vitin e kaluar.

Nuk ka asnjë të arrestuar deri më tani dhe nuk dihet se cili mund të jetë motivi.

Garcia është politikania e fundit që u vra në vendin e Andeve, i cili vitin e kaluar u trondit nga vrasja e kandidatit presidencial Fernando Villavicencio, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Trupat e Garcias dhe drejtorit të komunikimit Jairo Loor u gjetën në orët e para të së dielës, sipas kohës lokale.

Policia tha se të shtënat që i vranë ata ishin qëlluar nga brenda makinës që kishin marrë me qira.