Keir Starmer dënon sulmin rus në Kiev, zotohet për mbështetje të Ukrainës
Bota
July 02, 2026 - 16:25
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka dënuar sulmet ruse të ndodhura në mbrëmjën e së mërkurës në Kiev që lanë 20 të vdekur dhe 56 të plagosur.
“Jam thellësisht i tronditur nga sulmi i fundit barbar i Rusisë ndaj Kievit, i cili ka vrarë dhe plagosur civilë të pafajshëm”, tha Starmer, raporton The Guardian.
Ai mes tjerash deklaroi se “këto sulme janë kujtesë e fortë se, ndërsa Ukraina vazhdon të ndjekë paqen, (Vladimir) Putin vazhdon të shkaktojë vuajtje dhe dhunë mbi popullin ukrainas”.
Starmes theksoi se Mbretëria e Bashkuar do do të vazhdojë të punojë me aleatët për të rritur presionin mbi Rusinë dhe për të mbështetur Ukrainën “në sigurimin e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme”.