Të paktën 20 persona të vrarë nga sulmi masiv rus në Kiev
Forcat ruse nisën një sulm të madh me dronë dhe raketa në Kiev gjatë natës, duke vrarë 20 persona, në atë që kryebashkiaku i qytetit e ka përshkruar si “sulmin më masiv” në kryeqytetin ukrainas.
Vitaly Klitschko tha se rreth 90 persona u plagosën. Ai tha se një stacion ambulance ishte ndër vendet e goditura nga sulmet dhe e shpalli të premten ditë zie, raporton BBC, transmeton klankosova.tv.
Edhe pse sulmet e mëparshme kanë vrarë më shumë njerëz, kjo breshëri e fundit vendosi numrin më të madh të armëve në kryeqytet dhe goditi vende në një zonë shumë të gjerë të Kievit.
Disa lagje u evakuuan ndërsa sulmet tronditën ndërtesat në të gjithë qytetin, disa orë pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky paralajmëroi se Rusia po përgatitej për një sulm.