Spektakël i rrallë në qiell: Eklipsi i plotë diellor mbërrin në Islandë

Spektakël i rrallë në qiell: Eklipsi i plotë diellor mbërrin në Islandë

Bota August 12, 2026 - 20:02

Momenti i shumëpritur ka mbërritur në Islandë. Hija e Hënës ka mbuluar plotësisht Diellin, duke sjellë fazën e eklipsit të plotë diellor.

Islanda dhe Grenlanda janë ndër vendet e para që përjetojnë fazën e plotë të këtij fenomeni të rrallë astronomik, shkruan Sky News.

Eklipsi i 12 gushtit 2026 është i veçantë për Islandën, pasi vendi nuk do të përjetojë një tjetër eklips të plotë diellor deri në vitin 2196.

Më pas, hija e Hënës vazhdon rrugëtimin drejt Evropës, duke kaluar edhe mbi Spanjën veriore.