Shembet miniera e paligjshme e arit në Kolumbi, 13 viktima dhe 7 të plagosur

Shembet miniera e paligjshme e arit në Kolumbi, 13 viktima dhe 7 të plagosur

Bota August 20, 2026 - 20:15

Të paktën 13 punëtorë janë vrarë dhe shtatë të tjerë janë plagosur në një rrëshqitje dheu në një minierë të paligjshme në Kolumbinë jugore.

Dëshmitarët dëgjuannjë shpërthim në minierën artizanale të arit në ajër të hapur të mërkurën pasdite, pak çaste para se punëtorët poshtë të mbeteshin të bllokuar, shkruan BBC.

Por një zyrtar lokal tha se rrëshqitja vdekjeprurëse e dheut ishte shkaktuar nga punimet në minierë.

Punonjësit e emergjencës arritën të nxirrnin trupat me ndihmën e ekskavatorëve.

Aksidentet vdekjeprurëse nuk janë të rralla në Kolumbi, veçanërisht në minierat pa licencë ku vendasit gërmojnë për metale të çmuara pa ndonjë mbikëqyrje zyrtare.

Dëshmitarët thanë se katër nga 13 të vdekurit ishin anëtarë të së njëjtës familje indigjene.

Banorët e zonës thanë se rreth 50 persona, shumica prej tyre anëtarë të grupit indigjen Quillacinga, punonin rregullisht në minierën pranë Policarpa-s, në provincën jugore Nariño.

Vlerësohet se midis 200,000 dhe 400,000 njerëz merren me miniera artizanale në Kolumbi, me shumë familje që mbështeten në të ardhurat nga shitja e metaleve dhe gurëve të çmuar që gjejnë për të siguruar jetesën. /abcnews