Zelensky thotë se pret që lufta të vazhdojë deri dimrit pas bisedimeve me përfaqësuesit e SHBA-së

Zelensky thotë se pret që lufta të vazhdojë deri dimrit pas bisedimeve me përfaqësuesit e SHBA-së

Bota September 06, 2026 - 22:49

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se pret që lufta me Rusinë të vazhdojë edhe gjatë dimrit, pas një raundi bisedimesh me të dërguarit kryesorë të Donald Trumpit në Kiev.

Bisedimet përfunduan pa ndonjë njoftim për një përparim të madh, pasi Steve Witkoff dhe Jared Kushner udhëtuan për herë të parë në Ukrainë që nga pushtimi i plotë i vendit nga Rusia. Një ditë më parë, dyshja zhvilloi bisedime me Vladimir Putinin në Moskë, shkruan BBC, transmeton klankosova.tv.

Witkoff tha se ishte “i inkurajuar” nga ajo që i cilësoi si bisedime “thelbësore” dhe të rëndësishme në Kiev.

Zelensky theksoi se ai kërkon një paqe të drejtë, pa i dhënë Rusisë mundësinë për të nisur sërish agresionin.