Avioni i mallrave të “Amazon Air” doli nga pista në Miami, pesë të vdekur dhe disa të plagosur rëndë

Avioni i mallrave të “Amazon Air” doli nga pista në Miami, pesë të vdekur dhe disa të plagosur rëndë

Bota September 07, 2026 - 08:22

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur rëndë pasi një aeroplan mallrash i "Amazon Air" doli jashtë pistës, ndërsa përpiqej të ulej në Aeroportin Ndërkombëtar të Miamit, sipas mediave të huaja.

Avioni mallrash Boeing 767-300 u rrëzua pak para orës 14:00 sipas orës lokale (19:00 GMT) pasi u nis nga Aeroporti Ndërkombëtar Luis Muñoz Marín në San Juan, Porto Riko. Avioni goditi gjithashtu disa automjete në tokë.

Të gjitha fluturimet u urdhëruan të anuloheshin nga Administrata Federale e Aviacionit (FAA), ndërsa ekipet e zjarrfikësve nxituan drejt vendit të rrëzimit të avionit, ku kishte tym. Aksidenti ndodhi gjatë fundjavës së Ditës së Punës, një nga periudhat më të ngarkuara të udhëtimit të vitit.

“Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur”, tha kryetarja e Qarkut Miami-Dade, Daniella Levine Cava, në një konferencë.

Disa nga të plagosurit mbetën të bllokuar brenda ose nën automjete në tokë dhe u desh të nxirreshin nga ekipet e zjarrfikësve dhe të shpëtimit.

Amazon lëshoi ënjë deklaratë ku thuhej se po bashkëpunon ngushtë me autoritetet dhe u shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave.

“Na vjen keq të mësojmë se pesë persona humbën jetën në incidentin e sotëm në Aeroportin Ndërkombëtar të Miamit”, tha Kelly Nantel, drejtoreshë e Marrëdhënieve me Median Globale të Amazon.