Çmimi tavan, kaq shitet një litër naftë sot në Kosovë
Ekonomia
April 15, 2026 - 10:26
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka bërë të ditur çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të cilat do të jenë në fuqi për datën 15 prill 2026.
Sipas njoftimit nga MINTI, një litër naftë sot do të shitet me çmimin 1.76 centë, dy centë më lirë sesa ditën e djeshme.
Çmimi maksimal i lejuar për benzinë është 1.44 centë, kurse për gazin 89 centë.
