Këto janë çmimet e derivateve për ditën e sotme
Ekonomia
April 16, 2026 - 09:08
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Kosovës ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për sot.
Sipas këtyre publikimeve, çmimi maksimal për naftë është 1.75 centë.
Çmimi maksimal për benzinë është 1.43 centë, kurse për gaz 88 centë.
Çmimet kanë pësuar rënie për një cent në krahasim me ditën e djeshme. /Zëri