Publikohen çmimet e derivateve për ditën e sotme
Foto: Laura Hasani

Publikohen çmimet e derivateve për ditën e sotme

Ekonomia April 30, 2026 - 09:11

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka bërë publike çmimet e reja të derivateve të naftës.

Sipas njoftimit zyrtar, çmimi i naftës është 1.68 euro për litër, ndërsa benzina do të shitet me 1.47 euro për litër.

Po ashtu, çmimi i gazit është caktuar në 0.85 euro për litër.

Ministria bën të ditur se këto çmime vlejnë për periudhën e përcaktuar dhe mund të ndryshojnë varësisht lëvizjeve në tregjet ndërkombëtare të energjisë.