Shqyrtohet progresi i Kosovës në zbatimin e projekteve investuese në BP

Shqyrtohet progresi i Kosovës në zbatimin e projekteve investuese në BP

Ekonomia June 26, 2026 - 23:47

Qeveria e Kosovës ka realizuar takim të nivelit të lartë me Bashkimin Evropian, në kuadër të misionit monitorues të DG ENEST për projektet e Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor.

Gjatë takimit morën pjesë nga delegacioni i BE-së Enrica Chiozza, Zëvendësudhëheqëse e Njësisë B1 në DG ENEST, dhe Hubert Perr, Shef i Bashkëpunimit në Zyrën e BE-së në Kosovë, ndërkaq nga pala e Kosovës ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, ministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, si dhe zëvendësministri i Ministrisë së Financave, Hysni Mehani.

“Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, z. Jeton Zulfaj, hapi takimin, në të cilin u shqyrtua progresi në zbatimin e projekteve në kuadër të WBIF. U diskutuan sfidat e hasura dhe hapat e mëtejmë për përshpejtimin e zbatimit të tyre. Z. Zulfaj theksoi rëndësinë e koordinimit ndërinstitucional, si dhe me partnerët, në formatet e diskutimit të përbashkët të krijuara në kuadër të Instrumentit të Refomrave dhe Rritjes (RGF) dhe në formate të tjera, për zbatimin e suksesshëm të projekteve”, thuhet në njoftimin e “Integrimi Evropian i Kosovës” në facebook.

Sipas këtij njoftimi, zyra e Kryenegociatorit do të vazhdojë të luajë një rol aktiv në lehtësimin e këtij koordinimi, me synim adresimin e pengesave të identifikuara dhe shfrytëzimin sa më efektiv të fondeve të Bashkimit Evropian në dobi të zhvillimit të Kosovës.