Inspektorati i Punës ndalon punimet në 12 vendpunishte

Inspektorati i Punës ndalon punimet në 12 vendpunishte

Ekonomia August 21, 2026 - 11:00

Inspektorati Qendror i Punës ka urdhëruar ndalimin e menjëhershëm të punimeve në 12 vendpunishte në komunat e Skenderajt, Mitrovicës, Vushtrrisë, Prizrenit dhe Ferizajt, pas konstatimit të shkeljeve të rënda të rregullave të sigurisë në punë.

Sipas IQP-së, gjatë kontrolleve janë evidentuar parregullsi që paraqisnin rrezik serioz për jetën dhe shëndetin e punëtorëve.

Për këtë arsye, inspektorët kanë urdhëruar ndërprerjen e punimeve deri në eliminimin e të gjitha parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.

Rifillimi i punimeve do të lejohet vetëm pasi inspektorët të konstatojnë se janë përmbushur kërkesat ligjore dhe standardet e sigurisë.

IQP ka bërë të ditur se do të vazhdojë kontrollet në të gjithë territorin e Kosovës, duke paralajmëruar se nuk do të tolerojë shkelje që rrezikojnë jetën dhe shëndetin e punëtorëve.