Mbappe u jep fund thashethemeve me ironi: Po, edhe me hallën e madhe u zura

Mbappe u jep fund thashethemeve me ironi: Po, edhe me hallën e madhe u zura

Futboll October 06, 2026 - 11:40

Kylian Mbappe ka reaguar me ironi ndaj raportimeve se është i zemëruar me drejtuesit e Real Madridit, pasi klubi nuk po e mbështet publikisht në garën për Topin e Artë.

“Radio Marca” raportoi se sulmuesi francez ishte i pakënaqur me qëndrimin e Real Madridit dhe se kjo ishte reflektuar edhe në sjelljen e tij gjatë derbit ndaj Atletico Madridit.

Sipas këtyre raportimeve, Mbappe priste që klubi të zhvillonte një fushatë publike në mbështetje të kandidaturës së tij për çmimin prestigjioz.

Në të njëjtën kohë, u pretendua se Mbappe ishte i pakënaqur edhe me trajnerin e Francës, Zinedine Zidane, për shkak se nuk i kishte dhënë mbështetje të qartë në garën për Topin e Artë, ku kandidat është edhe Ousmane Dembele.

Mbappe vendosi t’u përgjigjej vetë këtyre raportimeve. Në një koment në Instagram, ai shkroi me ironi: “Po, po... edhe me hallën e madhe u zura”.

Me këtë reagim, sulmuesi i Real Madridit i ka hedhur poshtë në mënyrë ironike zërat për një përplasje me klubin dhe Zidanen. /Zëri