Modriq: Reali është vetëm në fillim, besoni Mourinhos

Modriq: Reali është vetëm në fillim, besoni Mourinhos

Futboll October 06, 2026 - 11:55

Real Madrid po kalon nëpër një moment të vështirë në La Ligë, duke përfunduar gjashtë pikë prapa lideres, Barcelona.

Veterani i mesfushës, Luka Modriq, tash pjesë e Milanit, nuk beson se duhet të ketë arsye për alarm.

“Reali në vështirësi? Është vetëm fillimi”, ka thënë Modriqi, duke e shprehur besim të plotë te puna e trajnerit Jose Mourinho, i cili ishte ai që e kishte sjell në “Santiago Bernabeu” nga Tottenhami.

“Me Mourinhon, Reali e ka një skuadër fantastike, e cila është gati të luftojë për të gjithë trofetë këtë sezon. Nuk ka nevojë të shqetësoheni ose të mendoni se gjithçka ka përfunduar vetëm sepse Barcelona është gjashtë pikë përpara”, deklaroi kroati.

Sipas Modriqit, madrilenët kanë cilësinë e nevojshme për ta përmbysur diferencën dhe për ta fituar titullin e La Ligës.

Reali do të rikthehet në fushë të shtunën, pas pushimit të kombëtareve, kur do të përballet me Villarrealin, me synimin për të nisur rikthimin në garën për kreun.