Hetohet vdekja e një burri pas aksidentit me traktor në Podujevë
Foto: Ilustrim

Hetohet vdekja e një burri pas aksidentit me traktor në Podujevë

Kronika April 18, 2026 - 08:33

Gjatë ditës së djeshme rreth orës 10:54, në fshatin Revuqë të Podujevës, është raportuar për një rast vdekjeje.

“Viktima, një mashkull kosovar, derisa ishte duke punuar me traktor, aksidentalisht është rrokullisur, me ç’rast ka pësuar lëndime trupore. Ai është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, por më pas ka ndërruar jetë. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa rasti po hetohet”,thuhet në njofitmin e PK-së. /Zëri