Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet se drejtoi armën ndaj një qytetari
Foto: Laura Hasani

Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet se drejtoi armën ndaj një qytetari

Kronika April 18, 2026 - 08:58

Policia ka arrestuar një person pasi që i njëjti kishte drejtuar armën e zjarrit ndaj një personi tjetër.

Sipas njoftimit të PK-së thuhet se rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 00:19, në rrugën “Sofokliu” në Prishtinë, raporton Zeri.info.

“Rr. Sofokliu, Prishtinë 17.04.2026-00:19. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se kishte drejtuar pistoletën në drejtim të ankuesit mashkull kosovar. Arma e zjarrit pistoletë me një karikator me 8 fishekë është sekuestruar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njofitmin e PK-së. /Zëri