24 aksidente trafiku e mbi 1700 gjoba të shqiptuara në rajonin e Ferizajt gjatë një jave
Kronika
April 20, 2026 - 10:16
Për një javë në rajonin e Ferizajt janë raportuar 24 aksidente në trafik.
Sipas Policisë, 13 aksidente kanë qenë me persona të lënduar, kurse 11 të tjerë me dëme materiale.
Përgjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 1717 gjoba për kundërvajtje të ndryshme, kurse 21 shoferëve u është marrë leja për vozitje.
“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon te shoferët të jenë të kujdesshëm, të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit”, thuhet në komunikatë. /Zëri