Policia kap në flagrancë tre hajna në Prishtinë
Foto: Zëri / Ilustrim

Policia kap në flagrancë tre hajna në Prishtinë

Kronika April 20, 2026 - 11:04

Në dy raste të ndryshme, Policia në Prishtinë gjatë ditës së diel ka arritur të arrestojë tre persona të dyshuar për vjedhje, shkruan Zeri.info.

Sipas njoftimit të Policisë, të arrestuarit janë: N.A., 56 vjeç, B.K., 53 vjeç dhe A.B., 25 vjeç, të cilët janë kapur gjatë tentimit të tyre për të kryer vjedhje.

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit në koordinim me Prokurorin e Shtetit ka vazhduar me ndërmarrjen e veprimeve të mëtejme hetimore. /Zëri