Aksioni “Stop Drogave” çon në burg tetë persona në Prishtinë
Kronika
April 20, 2026 - 10:57
Tetë persona kanë rënë në prangat e policisë në Prishtinë, të dyshuar për posedim droge.
Duke u bazuar në njoftimin zyrtar, Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit, në kuadër të planit operativ për luftimin e narkotikëve “Stop Drogave”, gjatë tri ditëve të fundit ka realizuar një sërë aktivitetesh policore.
Si rezultat i këtyre veprimeve, pos arrestimit të tetë persona të dyshuar për posedim të substancave narkotike, po ashtu në koordinim me prokurorin e Shtetit, janë hapur shtatë raste të ndryshme të kësaj natyre.
Gjatë operacioneve policore, janë sekuestruar sasi të ndryshme të substancave të dyshuara si marihuanë dhe kokainë.