Plagosja në Prishtinë, deklarohet Prokuroria
Prokuroria Themelore në Prishtinë është deklaruar lidhur me rastin e ndodhur mbrëmë në rrugën “Ali Sokoli” në Prishtinë, ku një person, Arbin Vitija, i njohur me nofkën “Plaki”, ka mbetur i plagosur si pasojë e plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit dhe aktualisht po merr trajtim në QKUK.
Sipas Prokurorisë, “prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me Policinë e Kosovës, ndërsa me vendim të prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti në drejtim të veprës penale ‘Vrasje e rëndë në tentativë’”, thuhet në komunikatë.
Tutje bëhet e ditur se prokurori i Shtetit, në bashkëpunim dhe koordinim me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e plotë të rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se do ta informojë opinionin publik për zhvillimet e mëtejme lidhur me këtë rast.