Rrahu babanë e tij, arrestohet një person në Kllokot
Kronika
May 22, 2026 - 10:57
Një person është arrestuar në Kllokot nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur mbrëmjen e 21 majit 2026, rreth orës 21:00.
Si pasojë e dhunës, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është intervistuar dhe më pas është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Zëri