58 aksidente dhe mbi 2200 gjoba të shqiptuara gjatë 24 orëve të fundit në vend
Kronika
May 22, 2026 - 11:24
Policia e Kosovës ka bërë të ditur për statistikat e përgjithshme gjatë 24 orëve të fundit në vend.
Siç njofton raporti policor, gjatë 24 orëve në vend kanë ndodhur 58 aksidente, ku asnjë aksident trafiku me fatalitet, 31 me të lënduar, teksa 27 me dëme materiale. 2206 gjoba janë shqiptuar.
Në anën tjetër, policia ka arrestuar 27 persona, 17 i ka dërguar në mbajtje dhe tre në vuajtje të dënimit. /Zëri
