Vdekja e 15-vjeçarit në Gjirokastër, arrestohet pronari i pishinës – bashkëshorti i nënkryetares së bashkisë
Foto: Ilustrim

Vdekja e 15-vjeçarit në Gjirokastër, arrestohet pronari i pishinës – bashkëshorti i nënkryetares së bashkisë

Kronika June 11, 2026 - 09:23

Është vënë në pranga pronari i pishinës GLOW, Ermal Koko, bashkëshorti i nënkryetares së Bashkisë Gjirokastër, Artiste Koko.

Siç raporton Top Channel, pronari i pishinës është arrestuar në flagrancë nga oficeri i Policisë Gjyqësore i Komisariatit të Policisë Gjirokastër. Mbi Ermal Kokon rëndon vepra penale e “Shkeljes së rregullave të sigurisë dhe mbrojtjes në punë”, parashikuar nga neni 289 i Kodit Penal.

Mësohet se veprimet janë asistuar nga prokurorja e gatshme, Blerina Musabelli.

Mëngjesin e së mërkurës, në orën 10:00, Arbër Peçi, 15 vjeç, humbi jetën në pishinë.