Theret me thikë një grua në Prishtinë, arrestohet i dyshuari
Kronika
June 11, 2026 - 10:30
Një grua ka pësuar lëndime trupore pasi është sulmuar me një mjet të mprehtë në Prishtinë.
Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 10 qershor 2026, rreth orës 11:20.
“Viktima femër kosovare ka pësuar lëndime trupore pasi është sulmuar me mjet të mprehtë nga i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raport.
Policia njofton se i dyshuari është arrestuar dhe ka pranuar trajtim mjekësor psikiatrik. Në vendin e ngjarjes është sekuestruar një mjet i mprehtë, i cili dyshohet se është përdorur gjatë sulmit.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar. /Zëri