Arrestohet në Vushtrri një grua e kërkuar ndërkombëtarisht për rrëmbim të të miturit
Kronika
June 11, 2026 - 10:46
Një grua është arrestuar në Vushtrri pasi kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar lidhur me veprën penale “Rrëmbimi i të miturit”.
Sipas Policisë së Kosovës, arrestimi është kryer më 10 qershor 2026, rreth orës 17:10.
“Bazuar në urdhërarrestin ndërkombëtar është arrestuar e kërkuara femër kosovare”, thuhet në raportin policor.
Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje, ndërsa procedurat e mëtejshme ligjore lidhur me rastin pritet të vazhdojnë në koordinim me autoritetet kompetente./Zëri