Të shtëna me armë në Bjeshkën e Shtedimit, Policia konfiskon pistoletë me 17 fishekë
Kronika
June 14, 2026 - 09:40
Policia ka ndaluar një person në Bjeshkën e Shtedimit në Pejë, pasi gjatë patrullimit ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri në zonë.
Sipas njofimit të PK-së thuhet se rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 10:40, te Bjeshka e Shtedimit, në Pejë, raporton Zeri.info.
"Gjatë kontrollit, te i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 17 fishekë, si dhe një gëzhojë, për të cilën dyshohet se është shkrepur nga arma e tij. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po hetohet si “Posedim dhe përdorim i paautorizuar i armës”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri