Prangoset në Kosovë shtetasi gjerman, kërkohej nga INTERPOL-i për temtim vrasje

Prangoset në Kosovë shtetasi gjerman, kërkohej nga INTERPOL-i për temtim vrasje

Kronika June 14, 2026 - 09:49

Policia ka arrestuar një shtetas gjerman pasi që i njëjti kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet gjermane.

Sipas njofttimittë PK-së thuhet se i dyshuari kërkohej për veprën penale “Tentativë vrasjeje me dashje”, e sanksionuar nga Kodi Penal i Gjermanisë.

“Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në bashkëpunim dhe koordinim me njësitet tjera të policisë nga Drejtoria Rajonale Prishtinë, ka bërë arrestimin e shtetastit të huaj i cili ndodhej në kërkim përmes INTERPOL-it me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet gjermane”, njofton Policia e Kosovës.

Me urdhër të prokurorit kujdestar i arrestuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë për të vazhduar më pas me procedurat tjera ligjore.