Tragjedi në Ulqin, 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar
Foto: Laura Hasani

Tragjedi në Ulqin, 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar

Kronika June 14, 2026 - 10:58

Një ngjarje tragjike është raportuar në Ulqin, ku ka humbur jetën një i ri 17-vjeçar nga fshati Drenovc i Malishevës.

Sipas raportimeve, i mituri me inicialet E.K. dyshohet se ka rënë nga një skelet gjatë kohës sa ishte duke punuar, duke pësuar lëndime fatale.

Rrethanat e plota të ngjarjes ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa autoritetet pritet të hetojnë rastin për të sqaruar shkaqet e aksidentit.