Zhduket një 16-vjeçar në Tiranë, Policia nis kërkimet

Zhduket një 16-vjeçar në Tiranë, Policia nis kërkimet

Kronika June 15, 2026 - 11:29

Një rast i largimit nga banesa është raportuar pranë autoriteteve në Tiranë.

Sipas njoftimit paraprak, më datë 14.06.2026 një nënë ka kallëzuar se një ditë më parë, më 13.06.2026, është larguar nga banesa djali i saj 16 vjeç.

Menjëherë pas marrjes së kallëzimit, shërbimet e Policisë kanë nisur veprimet për lokalizimin dhe gjetjen e të miturit.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të rastit dhe gjetjen e 16-vjeçarit. /abcnews