U kapën në flagrancë duke vjedhur naftë, arrestohen katër persona në Vushtrri
Kronika
June 15, 2026 - 09:26
Katër persona të dyshuar janë arrestuar pasi janë kapur në flagrancë gjatë tentimit për të vjedhur naftë nga një ekskavator.
Sipas njoftimit të PK-së, thuhet se rasti ka ndodhur dy ditë më parë, rreth orës 23:40, raporton Zeri.info.
“Vushtrri / 13.06.2026 – 23:40. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se të njëjtët janë kapur në flagrancë duke tentuar të vjedhin naftë nga një ekskavator. Të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri