Grabitje në Mitrovicë, sulmohet fizikisht një person dhe i merren para
Kronika
June 15, 2026 - 09:19
Një person ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga tre persona të panjohur në Mitrovicë, të cilët më pas i kanë marrë një shumë parash.
Sipas njoftimit të PK-së, rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 15:20, në Mitrovicë, raporton Zeri.info.
“Mitrovicë / 14.06.2026 – 15:20. Është raportuar se tre persona të panjohur kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar dhe nga i njëjti kishin vjedhur një shumë parash. Lidhur me rastin është arrestuar dhe intervistuar një i dyshuar mashkull kosovar dhe me urdhër të prokurorit është liruar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri