Rasti i helmimit në Prishtinë, Prokuroria: Jemi duke ndërmarrë veprimet hetimore
Foto: Zëri / Ilustrim

Rasti i helmimit në Prishtinë, Prokuroria: Jemi duke ndërmarrë veprimet hetimore

Kronika July 13, 2026 - 10:15

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka pranuar informacionet lidhur me rastin e dyshuar të helmimit nga ushqimi, ku rreth 20 persona dyshohet se janë prekur pas konsumimit të sanduiçëve në një nga pikat e rrjetit të restoranteve “Sach Pizza” në Prishtinë.

Nga Prokuroria kanë bërë të ditur se prokurori i Shtetit është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë rast.

“Referuar kërkesës suaj, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka pranuar informacione lidhur me helmimin e disa personave. Prokurori i Shtetit është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë rast. Për çdo zhvillim të ri rreth kësaj çështjeje ju njoftojmë me kohë”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë për Telegrafin.

Ndërkohë, edhe Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka pranuar informatën për dyshimin e helmimit nga ushqimi dhe se ka ndërmarrë veprimet e nevojshme në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe institucionet përkatëse.

“Lidhur me rastin, ju njoftojmë se më 10.07.2026, Policia ka pranuar një informatë lidhur me dyshimin për helmim nga ushqimi të disa personave. Menjëherë janë ndërmarrë veprimet e nevojshme policore në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe institucionet përkatëse”, deklaroi Pllana.

Ky medium gjatë ditës ka provuar të kontaktojë edhe me "Sach Pizza" për të marrë një qëndrim nga ta, mirëpo të njëjtit ka qenë të paqasshëm

Rasti vazhdon të jetë nën hetim nga autoritetet kompetente.