Sulmoi zyrtarët policorë, arrestohet një person në Fushë-Kosovë
Foto: Laura Hasani

Sulmoi zyrtarët policorë, arrestohet një person në Fushë-Kosovë

Kronika July 13, 2026 - 08:45

Të dielën rreth orës 17:30 dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore gjatë kryerjes së detyrës.

Ata janë sulmuar dhe kërcënuar nga një burrë, i cili më pas është arrestuar.

Rasti ka ndodhur në Fushë-Kosovë dhe Policia njofton se i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt hetimore. /Zëri